Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Grupet myslimane dhurojnë mijëra dollarë për viktimat e qëlluara të sinagogës së Pitsburgut

7 vjet më parë
in BOTA, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Përkujtimore në ditën e hënë jashtë sinagogës Tree of Life në Pitsburg ku 11 persona u qëlluan me vdekje ditën e shtunë. Disa grupe përfshirë edhe dy organizata myslimane, kanë ndihmuar duke tubuar të holla për viktimat. Foto e realizuar nga Michael Henninger për The New York Times.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

Porosit Web Porosit Web

 

Nga Matthew Haag, marrur nga The New York Times

Dy organizata myslimane kanë tubuar diku 200 mijë dollarë amerikanë për të ndihmuar viktimat dhe familjet e tyre si rezultat i të shtënave masakruese në sinagogën Tree of Life në Pitsburg ditën e shtunë.

Tubimi i fondeve në internet ishte pjesë e një depërtimi të gjërë të ndihmës në përgjigje të sulmit antisemit, që si pasojë 11 njerëz u vranë dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur; si dhe aktivitete të tjera të tilla si: dhurimi i gjakut,  vigjiljet dhe një fushatë e veçantë për tubimin e fondeve që ka sjellur qindra mijëra dollarë.

Tarek El-Messidi, aktivist në Çikago ka thënë që ka dëgjuar për vrasjen në sinagogë nga një thirrje e një shoku të tij ditën e shtunë, i cili merret me tubimin e fondeve në faqen e internetit LaunchGood. Shoku i tij e ka pyetur Z. El-Messidin nëse do të bënte diçka për të ndimuar viktimat, dhe ky i fundit ishte pajtuar.

Brenda dy orëve ai ka krijuar një fushatë në internet me përkrahjen e dy organizatave myslimane, CelebrateMercy, ku është drejtor themelues dhe MPower Change. Ai vendosi një qëllim fillestar për të arritur vlerën e 25.000 dollarëve amerikan, por që këto vlera u tejkaluan pasiqë kishte donacione në vlera të mëdha parash.

Zotëri El-Messidi tha që ishte në gjendje të niste këtë fushatë dhe të tubojë donacione aq shpejtë pasiqë të njëjtën gjë kishte bërë edhe më parë. Vitin e kaluar nëpërmjet LaunchGood, ka tubuar 136.000 dollarë amerikanë për të riparuar qindra gurrë varesh hebreje të cilat ishin shkatërruar në St. Louis në Filadelfi.

“Duke lënë menjanë dallimet tona fetare apo edhe dallimet tuaja politike, thelbi i të gjithë neve është se ne ndajmë një botë njerëzish të përbashkët,” tha Z. El-Messidi gjatë intervistës. “Ne me të vërtetë dëshirojmë të arrijmë në atë nivel që si qenie njerëzore të ndihmojmë.”

Disa orë pas të shtënave të zjarrit nga vrasësi në brendi  të sinagogës Tree of Life, duke i thënë policisë se “dëshiron që të gjithë hebrenjtë të vdesin,” kishte një mbështetje të madhe në Pitsburg dhe më gjërë për viktimat dhe familjet e tyre.

Ajo ka shërbyer si një kujtesë për atë që Fred Rogers, mikpritësi i famshëm televiziv për fëmijë që jetoi në një distancë të afërt prej sinagogës, tha për tragjeditë: “Gjithmonë kërkoni ndihmësit. Gjithmonë ka njerëz që po ndihmojnë”.

Qëndrat për grumbullimin e gjakut në Pitsburg ishin të hapura deri në orët e vona të mbrëmjes. Mijëra njerëz morrën pjesë në marshet e heshtjes në të gjithë qytetin, duke qëndruar krah për krah në shiun e ftohtë, me njerëz të besimeve të ndryshme. Shitoret dhuruan ushqim. Kurse skuadra e hokejit Pinguinët e Pitsburgut, organizuan aktivitete për dhurimin e gjakut gjatë ditës së hënë, kurse gjatë ndeshjes të ditës së martë do të tubojnë para nga fansat e tyre.

Në një vigjilje ndërfetare të dielën në mbrëmje, Rich Fitzgerald, zyrtari më i lartë i qarkut të Pitsburgut, foli për mënyrën se si ai kishte parë njerëzit që u futën në veprim pas të shtënave vdekjeprurëse, duke organizuar përpjekje për ndihmë dhe duke ofruar çfarëdo ndihme që mund të kishin.

“Ne pamë një tubim të njerëzve në të gjithë këtë komunitet dhe mbarrë rajonin”, tha zotëri Fitzgerald në vigjilje, mbajtur në Sallën Përkujtimore të Ushtarëve dhe Marinarëve.”Fanatizmi nuk do të fitojë. Urrejtja nuk do të fitojë.”

Njëri ndër personat që shfrytëzoi mundësinë për të ndihmuar ishte Shay Khatiri, një iraniano-amerikan, i cili ka emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës katër vjet më parë. Z. Khatiri i cili jeton në Uashington, të shtunën krijoi një fushatë GoFundMe për rastin e sinagogës.

Gjatë fundjavës, donatorët kontribuan më shumë se 100.000 dollarë. Pastaj 200.000 dollarë. Dhe të martën në mbrëmje, fushata ka arritur vlerën e 900.000 dollarëve amerikan. Synimi është që kjo shumë të arrijë vlerën e 1 milion dollarëve.

Në mesin e donatorëve “janë Steins dhe Bergs, janë edhe Muhammed. Janë emra gjenerik amerikan, dhe poashtu janë edhe emra aziatikë,” ka shkruajtur Z. Khatiri në GoFundMe. “Është e përshtatshme që amerikanët e të gjitha preardhjeve – emgrantë, vendas, hebrenj, atesistë, budistë, hindu, krishterë, muslimanë dhe të tjerë – janë bashkuar kundër këtij veprimi urrejtës. Amerika është e bukur!”

Zotëri El-Messidi tha që fondi i tij ka filluar që të shpërndajë disa nga donacionet të hënën në mëngjes. Ai shpreson që kontributet do të jenë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e funeralit të personave të cilët u vranë dhe shpenzimet shëndetësore të atyre të cilët u hospitalizuan.

Ai thotë që vazhdimisht kujton historinë e profetit Muhammed, themeluesit të Islamit, kur ai pa kortezhin e funeralit të një burri hebre. Profeti u ngrit në këmbë në shenjë respekti. Kur dishepujt e tij i thanë që burri nuk ishte mysliman, Muhammedi u përgjigj, “A nuk ishte edhe ai shpirt?”

El-Messidi tha që edhe pse Judaizmi dhe Islami kanë dallimet e veta, ato u lidhën me një ngjajshmëri tragjike: Ndjekësit e të dy besimeve kanë qenë në shënjestër të sulmeve fanatike. “Diskriminimi i përbashkët i ka sjellë të dy komunitetet më afër,” tha ai.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Përfaqësues nga Qëndra Islame Kulturore Shqiptare dhe Shkolla Islame Miraxh solidarizohen me familjarët e viktimave të komunitetit hebre

Lajmi tjetër

Kur Sulltani caktonte mbretin e Polonisë dhe mposhte diplomacitë ruso-austriake

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
BOTA

Irani lëshon raketa drejt Izraelit, sirenat e emergjencës mbulojnë vendin (Video)

1 Tetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM