Në Bashkimin Europian dhe SHBA prej kohësh janë hapur institucione për të parandaluar rrjedhjen e lajmeve të rrejshme të inicuara nga Rusia, që me shkas kanë arsyen të sjellin incidente dhe favorizimin e kandidatëve që mbështet Kremlini, shkruan foldrejt.com.
Përveç përzierjes së rusëve në kandidaturat për president në SHBA, së fundi akuzohen për shkallëzimin e protestës së „jelekëve të verdhë“ në Francë. Në një kohë që qeveria ka nisur verifikimet, DW bëri kërkime, objekti i dezinformimit është një person tjetër.
Përdorues falsë, apo siç njihen ndryshe Robotë dezinformues rusë, në internet janë përpjekur të ndezin më shumë lëvizjen e protestës „jelekët e verdhë” në Francë, raportuan në fillim të dhjetorit mediat amerikane dhe britanike.
Synimi i dezinformatave ruse është të përçahet uniteti francez dhe t’i kushtohet rëndësi e madhe fokusit të presidentit Emanuel Macron./Foldrejt.com