Të paktën një person u vra dhe 15 u plagosën në granatimet ruse të qytetit të Mykolaiv, në jug të Ukrainës, njoftuan autoritetet lokale mëngjesin e sotëm.
“Rreth orës 1:00 të mëngjesit, banorët e Mykolaiv dëgjuan katër shpërthime të forta”, tha kryetari i bashkisë së qytetit, Oleksandr Senkevich, në Telegram.
Zyrtarët thanë se raketa goditi një ndërtesë apartamentesh dhe disa familje mbetën pa energji elektrike.
Nikolaev ndodhet në Detin e Zi, rreth 170 kilometra larg Krimesë, transmeton Fol Drejt.