Dronët supermodernë turq e kanë kthyer në një superfuqi dronësh Turqinë, krahas SHBA-së, Kinës dhe Izraelit. Në kohën kur Azerbejxhani prej kohësh e kishte të pamundur të fitonte mbi separatistët armenë, ishin dronët turq ata që kthyen mbrapsht fatin e luftës.
Dy gazetarë rus të NTV, të premten janë ndaluar nga policia e Stambollit, pasi ilegalisht kanë filmuar pranë fabrikës ku prodhohen dronët që po ndryshojnë kahjen e rrjedhjes politike në Libi, Siri dhe Azerbejxhan, shrkuan Daily Sabah, përcjell foldrejt.com.
Dy rusët nuk janë identifikuar, por kanë iniciale I.M. dhe A.P..
Pas Azerbejxhanit, Katarit dhe Ukrainës, një shtet tjetër tash ka porositur dronët turq. Është shteti turkofon i Kazakistanit, i cili luhatet mes ndikimit rus dhe turk./Foldrejt.com