Rusia ka akuzuar Perëndimin për sponsorizimin e “terrorizmit bërthamor” pasi një dron ukrainas goditi qytetin e Kurchatov, ku ndodhet një central bërthamor – i ngjashëm me termocentralin e Çernobilit, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Roman Starovoit, guvernatori i rajonit Kursk të Rusisë, i cili kufizohet me Ukrainën, tha se droni kishte goditur një ndërtesë apartamentesh në Kurchatov, e ndërtuar në brigjet e një pellgu ftohës për termocentralin bërthamor Kursk, i cili është ende në shërbim.
Në përgjigje të afërsisë së dronit me centralin bërthamor, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova tha: “A po planifikojnë vendet që i furnizojnë ata [dronët] regjimit të Kievit të tërhiqen në Mars nëse ka një fatkeqësi bërthamore? Ata nuk do të kenë kohë.”
“Njerëzit në vendet e NATO-s duhet të kuptojnë se qeveritë e tyre po sponsorizojnë terrorizmin bërthamor nga regjimi i Kievit.”