Rusia është tani furnizuesi më i madh i plehrave të Indisë në gjysmën e parë të vitit fiskal 2022/2023, thanë burimet e qeverisë dhe industrisë indiane, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Importet e plehrave të Indisë nga Rusia u rritën me 371 për qind në një rekord prej 2.15 milionë tonë në gjashtë muajt e parë të vitit që filluan më 1 prill, tha një zyrtar i lartë qeveritar që po monitoronte nga afër importet për agjencinë e lajmeve Reuters.
Në terma të vlerës, tha ai, importet e Indisë u rritën me 765 për qind në 1.6 miliardë dollarë. Në vitin e fundit fiskal, India importoi 1.26 milionë tonë nga Rusia.
“India po luftonte për të siguruar plehra me çmime të arsyeshme pas përshkallëzimit të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës. Furnizimet ruse ishin në kohë dhe me çmime të arsyeshme”, tha zyrtari i paidentifikuar./FolDrejt/