Mirëpo tashti rusët po ndërtojnë apartmene të reja banimi në Mariupol.
Punimet në qytetin që pësoi shumë dëme nga lufta, po financohen nga ministria ruse e Mbrojtjes, njofton Klan Kosova.
Oleg Pechenkin, përfaqësues i kompanisë ruse të ndërtimit ushtarak, thotë se aktualisht punë po bëjnë mbi 500 persona.
Ai thotë se punët po kryhen me ritëm të përshpejtuar, derisa disa apartamente tashmë janë të gatshme për banim.