Rusia testoi aftësitë goditëse të një anijeje që mbante raketa hipersonike në Atlantik, tha sot ministria e saj e mbrojtjes, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë, ministria tha se fregata Admiral Gorshkov drejtoi një simulim kompjuterik mbi municionet Zirkon.
Raketat zirkon mund të udhëtojnë me disa herë shpejtësinë e dritës mbi 560 milje (900 km), duke e bërë të vështirë mbrojtjen kundër tyre.
Deklarata nuk thoshte se anija kishte lëshuar një raketë.
Tensionet midis Perëndimit dhe Rusisë kanë arritur pikën e tyre më të lartë në vite për shkak të luftës në Ukrainë, me ambasadorin e Moskës në SHBA që e quajti çdo dhurim të tankeve amerikane një “provokim të hapur”.
Zyrtarët rusë kanë sugjeruar më parë se Rusia mund të përdorë armët e saj bërthamore nëse ndihet e kërcënuar nga mbështetja perëndimore për Ukrainën./FolDrejt/