Një zëdhënëse e ministrisë së Jashtme të Rusisë ka vënë në dyshim nëse Suedia ka “diçka për të fshehur” lidhur me shpërthimet përgjatë tubacioneve të gazit Nord Stream shtatorin e kaluar, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Duke iu drejtuar gazetarëve në një konferencë shtypi, Maria Zakharova përsëriti gjithashtu kritikat ndaj qeverisë suedeze për mos ndarjen e informacionit nga hetimet në vazhdim për incidentet.
Suedia dhe hetues të tjerë evropianë thonë se sulmet janë kryer me qëllim, por ata nuk kanë thënë se kush mendojnë se ishte përgjegjës. Moska, pa dhënë prova, ka fajësuar për shpërthimet sabotazhin perëndimor.
“Ndoshta hetuesit rusë, duke kryer një hetim objektiv, mund të arrijnë në një përfundim të papërshtatshëm… se kush e kreu këtë akt sabotimi, terrorizmi. Se kush e mendoi dhe kush e kreu atë, “tha Zakharova./FolDrejt/