Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha sot se Moska do të vazhdojë të njoftojë SHBA-në për testet e raketave balistike ndërkontinentale ose nënujore, pavarësisht pezullimit të marrëveshjes së vetme bërthamore të mbetur midis dy vendeve.
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se Rusia pezulloi muajin e kaluar programin e ri START të nënshkruar në vitin 2010, i cili kufizon numrin e kokave strategjike bërthamore nga të dyja palët, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Si përgjigje, SHBA tha të martën se do të ndalonte ndarjen e të dhënave bërthamore me Moskën./FolDrejt/