Një kultivues në Britaninë e Madhe ka thyer rekordin botëror, duke rritur qepën më të madhe në botë.
Ajo u prezantua së fundmi në konkursin e perimeve. Sipas organizatorëve të konkursit, qepa e rritur nga Gareth Griffin peshonte plot 8,97 kg, përcjell Fol Drejt.
Në eventin që u mbajt në Ripon të North Yorkshir u shfaqën dhe shumë perime të tjera gjigante, si lakra, panxharë, kastravecë apo kunguj. Kultivuesi tjetër Chris Parish mori në shtëpi çmimin për kungullin e tij gjigant, që peshonte 102 kg. Shfaqja zhvillohet dy herë në vit, në prill dhe shtator, me deri në 30.000 vizitorë që ndjekin konkursin e vjeshtës./FolDrejt/