Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për ta nisur ditën çdo mëngjes.
Ajo është transformuar në një përbërës tejet të nevojshëm për një paradite energjike.
Të gjitha këshillat e nutricionistëve bashkohen në një pikë vetme: Mos e teproni me sheqerin!
Sipas të dhënave, për një filxhan të vogël normal kafeje ekspres, i cili përmban 30 ml kafe të lëngshme sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 3.1 gramë.
Çka do të thotë më pak se një lugë çaji sheqer apo një lugë kafeje e pak.
Sipas studimeve të ndryshme, një lugë e plotë çaji me sheqer në një filxhan kafeje ekspres e rrit përqindjen e sheqerit në më të lartë se sa sasia e sheqerit që përmban një gotë me coca-cola.
E njëjta gjë vlen edhe për kafen turke, e cila zakonisht përgatitet në shtëpi.
Ndërkohë, për një filxhan të madh me kapuçino, e cila përmban 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 7 gramë.
Çka do të thotë më pak se dy lugë çaji me sheqer.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, të cilës i referohet AgroWeb.org rekomandon një sasi prej 25 gr sheqer si sasi e shëndetshme dhe e lejuar ditore.
Ose e thënë ndryshe 6 lugë çaji sheqer.
Por kujdes, kjo sasi rekomandohet përgjatë gjithë ditës në varësi të ushqimeve që konsumoni duke përfshirë dhe kafen krahas ushqimeve të tjera.