Sadije Bajgora-Klinaku është kandidate për asamble në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër 15.
Ajo këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ku tha se i gjithë përkushtimi i saj profesional e intelektual i është dedikuar Vushtrrisë.
Sadije Bajgora-Klinaku është master i shkencave në shkenca kompjuterike dhe inxhinieri.
Është mësimdhënëse në shkollën e mesme teknike Lutfi Musiqi në Vushtrri.
Ajo ishte zgjedhur edhe njëherë si asambleiste në Vushtrri. Kjo është hera e dytë që ajo konkurron për këtë post.
Kandidatja beson se edhe në këtë mandat ajo do të zgjedhet si asambleiste ne Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.
“Vota e juaj do të kthehet ne besim dhe pergjegjesi dhe iu garantoj se do jem zëri juaj i fuqishem në Asamblene Komunale të Vushtrrisë edhe në mandatin e dytë.” -tha Sadije Bajgora-Klinaku.
Voto #XhaferTahiriLDK160 Voto #SadijeBajgora-Klinaku nr15
Artikull i sponsorizuar