Sulmuesi i Kombëtares Armando Sadiku, prej kur është larguar nga Zvicra nuk ka mundur të gjejë veten me sukseset e golave, qoftë në Poloni me Varshavën, qoftë në Spanjë ,e Levanten.
Tashmë me insistim të tij, Sadiku do huazohet nga klubi zviceran Lugano, e cila në këto momente ka nevojë për sulmues. Sadiku ka kaluar me sukses testet fizike këtë të hënë në praninë e mjekëve të klubit të tij, Levantes.
Presidenti i Luganos, Enzo Renzetti, u shpreh i lumtur për këtë marrëveshje, duke qenë i bindur se pavarësisht se vjen nga një dëmtim i rëndë, Sadiku mbetet më i fortë se të gjithë sulmuesit që ka aktualisht në skuadrën e tij.
“Problemi i vetëm është se Sadiku nuk ka zhvilluar ndeshje zyrtare në këtë sezon. Gjithsesi, kam folur personalisht me djalin. Është shumë i motivuar dhe po pret me padurim që të na bashkohet”, tha ai.
Kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për t’u përcaktuar, më pas Sadiku do të zyrtarizohet te Lugano.
Lugano ndodhet në vendin e tetë dhe po lufton për mbijetesë në Super Ligën helvete./Foldrejt.com