fbpx
Fol Drejt
E premte, 2 Qershor, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    Policia e Kosovës konfiskon mall të kontrabanduar në vlerë mbi 44000 euro

    Serbët e veriut duhet të çlirohen nga milicia fashiste e cila dirigjohet nga Beogradi

    Ndihmësi i Bidenit dhe zyrtarë të lartë izraelitë diskutojnë programin bërthamor të Iranit dhe çështjet rajonale

    Rusi: Ukraina bombardoi dy fshatra në rajonin Bryansk

    Gjilan: Një shtëpi përfshihet nga zjarri

    Nuk përjashtohet mundësia që në Mal të Zi të kemi përsëri një kryeministër shqiptar

    Gjilan: Raportohet një rast i vrasjes në tentativë

    SHBA ndalon dërgimin e disa njoftimeve në Rusi bazuar në New START

    Junior United States Senator from Connecticut Chris Murphy addresses journalists in Budapest on January 31, 2014. The senator met with Hungarian Prime Minister Viktor Orban and representatives of the Hungarian opposition.  AFP PHOTO / ATTILA KISBENEDEK        (Photo credit should read ATTILA KISBENEDEK/AFP via Getty Images)

    Murphy kërkon “angazhim agresiv” të SHBA-së në Ballkan

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Norma e inflacionit në Evropë ra në 6.1 për qind, çmimet pritet të bien vetëm në muajt në vijim

    Kapaciteti global i burimeve të rinovueshme pritet të shënojë rritje rekord këtë vit, prinë energjia diellore

    Çmimet e naftës rriten pas vendimit të ShBA-së për të rritur kufirin e borxhit

    Bie çmimi i naftës

    Rritet prodhimi i IPhone, shtohen përpjekjet për rekrutimin e më shumë punëtorëve para lansimit të modelit të ri

    Kryeministri Kurti për Ankandin Solar 100MW: Do ta shtroj rrugën për energji të ripërtrishme

    Më 26 maj do të mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë

    Hajdari: Kosova do jetë përfituese e Programit të Bashkimit Evropian “Tregu i Përbashkët” me vlerë 4.2 miliardë euro

    “Komunat nuk po plotësojnë Buxhetimin e Përgjithshëm Gjinor”

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Pranvera Qerimi: Thumbim i zemrës

    Sot bëhet ndarja e çmimeve në fushën e artit pamor dhe në fushën e kinematografisë

    Një burrë hyri në shtëpinë e një aktori të njohur, duke e kërcënuar me thikë atë dhe familjen e tij

    Ky film u shpall më i miri në Festivalin e Kanës

    Frekuentimi i bibliotekave në krizë të thellë

    Shqiptarët e Top Channel, e subtitërojnë serinë televizive kosovare, nga gjuha shqipe në shqip

    MKRS publikon listën preliminare të përfituesve për botim të librave dhe revistave letrare

    Ministri Çeku: Transformim zhvillimor i qytetit të vjetër të Janjevës, investim ambicioz i Qeverisë së Kosovës

    Sheh dritën e botimit “Urti të pëshpëritura”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Balogun mund të largohet nga Arsenali këtë verë

    Joao Cancelo përjashton mundësinë e një transferimi në një klub tjetër në Premier League

    Arsenali ringjall interesimin për Milinkovic-Savic

    Gvardiol është i hapur për një largim nga Leipzig, ndërkohë që interesimi i Man Cityt po intensifikohet

    Real Madridi e shton Havertz-in në listën e dëshirave të tyre të transferimeve

    Man Utd heqë dorë nga interesimi për Harry Kane

    Rice refuzon transferimin në Bayern në favor të qëndrimit në Premier League

    Olmo nënshkruan kontratë me RB Leipzig pavarësisht thashethemeve që e lidhnin me një kalim në Barcelonë

    Mediumi spanjoll: Barcelona do të përjashtohet nga Champions League

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Një gjerdan me një dhëmb megalodon gjendet në rrënojat e Titanikut

    A ka profesione që ‘helmojnë’ trurin?

    WhatsApp po prezanton një veçori të re që do të ndryshojë mënyrën se si ne komunikojmë

    Pse është e vështirë të kujtojmë gjërat që na kanë ndodhur para moshës 4 vjeçare?

    Nuk është ngjyra e kaltër, kjo është ngjyra më e rrallë e syve në botë

    Jehona e Adem Jasharit në Turqi, një park i tërë i Stambollit mban emrin e heroit kombëtar

    Kongresi i Konektikatit amniston 12 persona të dënuar për magji 370 vjet më parë

    Adoleshentja më e shkurtër ruse që ka përfunduar shkollën e mesme, dëshiron të studiojë menaxhment

    Mjeku pohon: Rrjetet sociale po shkaktojnë krizë të shëndetit mendor tek adoleshentët

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Obeziteti rrit rrezikun e çrregullimeve mendore

    Sa litra ujë duhet t’i pini në ditë?

    Kur organizmi na tregon se kemi mungesë vitaminash

    Çfarë ndodh në trup nëse nuk hani për tre ditë?

    Tetë zgjidhje për njerëzit që djersiten shumë

    Këto simptoma mund t’ju ndihmojnë të zbuloni më herët kancerin e pankreasit

    Gudulisja e fëmijëve nuk është argëtuese, por shumë e dëmshme

    Pastrimi i ekranit – rregulla të thjeshta që mbrojnë pajisjet

    Pse është e rëndësishme të mos anashkaloni kurrë vaktet?

No Result
View All Result
Fol Drejt
Home POLITIKË

Saga e gjatë për një vizë pune në ambasadën gjermane

5 vjet më parë
in POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga Shqipëria e Kosova me punë në Gjermani? Vërtet kjo është e mundur, por aplikuesi duhet të mos ngutet. Historia e vizës mund të zgjasë deri sa të dalin thinjat. Kjo megjithëse ambasadat kanë shtuar personelin.

Punë dhe jetesë në Gjermani! Si një ëndërr e bukur që papritur bëhet realitet vendet e Ballkanit Perëndimor: Kështu tingëlloi rregullorja e posaçme e qeverisë gjermane në nëntor 2015 për punësimin legal të qytetarëve nga Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Shqipëria.

Lexoni edhe..

Pothuajse gjysma e llojeve të kafshëve ka pësuar rënie në numër: Është një paralajmërim drastik

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

Porosit Web Porosit Web

Synimi ishte të ulej vala e azilkërkuesve. E vërtet jo pak vetë e përmbushën këtë ëndërr. Vetëm në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar ambasadat gjermane në vendet e Ballkanit Perëndimor dhanë 19.294 viza pune. Ambasada gjermane në Tiranë arriti për vitin 2017 të japë 2796 viza.

Shifra është e lartë, por duket e pamjaftueshme. Sepse në dyert e ambasadave presin akoma më shumë aplikues për një vizë pune. Për shembull Agjencia Gjermane e Punës dha nga janari deri në shtator 2017, 22.773 miratime provizore paraprake për aplikuesit nga Kosova, por viza u dhanë vetëm për 4758 vetë. Miratimi provizor paraprak është kusht për të marrë vizën e punës.

“Numri i kërkesave për vizave është shumëfishuar dhe vazhdon të rritet”

Ministria e Jashtme e Gjermanisë i konfimoi Deutsche Welles “rritjen e ndjeshme të kërkesave për vizë nga vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim punën në Gjermani. Numri i kërkesave për vizave është shumëfishuar dhe vazhdon të rritet.”

Një shumëfishim me pasoja: Sepse shumë vetë ankohen për kohët e gjata të procedurave për marrjen e vizës së punës në ambasadat gjermane në rajon. Sidomos të bie në sy koha e gjatë e pritjes mes kërkesës për orar deri në datën e aplikimit për vizë.

Carola Burkert, eksperte për migrimin tek IAB, Instituti Gjerman për Tregun e Punës dhe Studimin e Profesionit në Nuremberg, rendit për Deutsche Wellen vendet me më shumë kohë pritjeje: “Ajo që bie në sy më shumë është Prishtina, me më shumë se një vit kohë pritjeje, Sarajeva me më shumë se një vit, Beogradi 7 muaj, Tirana 6 muaj, kjo ka qenë gjendja në shkurt 2018.

Por nuk duhet të llogarisni vetëm këtë kohë, por edhe kohën e përpunimit të dokumenteve. Përfytyrojeni, ju keni një ofertë, punëdhënësi ka nevojë për ju tani, e ju nuk shkoni dot, sepse nuk keni vizë, oferta bie, sepse si punëdhënës unë gjej dikur një zgjidhje tjetër.”

Me shpenzime personale në kërkim të kontratës në Gjermani

Pikërisht kjo i ndodhi Bekim Imerit nga Gostivari. Shoferi i kamionëve kishte një ofertë pune nga Paderborni. Por për shkak se viza e punës nuk u dha në kohën e duhur, punëdhënësi u tërhoq. “Askush nuk të pret kaq gjatë në Gjermani”, thotë ai. 46 vjeçari mori vetë rrugën në kërkim të punës. “Erdha vetë në Gjermani dhe shpenzova shumë para për një kohë të shkurtër.”

Bekim Imeri pati fat. Për shkak se shoferët e kamionëve kërkohen në Gjermani, ai gjeti një punë të re tek Eraslan Logistik GmbH. “Punëdhënësi i ri më tha të mos humbas asnjë ditë, sa të marr vizën duhet të nisem menjëherë”, thotë Bekimi. Pas më shumë se 7 orë pritjeje në ambasadën e Shkupit ai i dorëzoi dokumentet. Tanimë është në pritje, gjithmonë me frikën, se mos e humbet edhe këtë shans të dytë për punë.

Caku i mbingarkesës

Pse kjo kohëzgjatje? Ministria e Jashtme Gjermane thekson se “koha e pritjes për një orar për të aplikuar për vizë varet nga kërkesa dhe kapacitetet që janë në dispozicion në sektorin përkatës të vizës. Edhe koha e përpunimit varet nga secili rast individualisht.” Ministria e Jashtme Gjermane i ka përforcuar maksimalisht përfaqësitë në vendet e Ballkanit Perëndimor, madje edhe ambientet janë shfrytëzuar maksimalisht, thuhet në shpjegimin e saj.

Duket se ambasadat kanë arritur cakun e mbingarkesës. Carola Burkert nga Instituti i Tregut të Punës, IAB e njeh problematikën. U tha se do të zgjerohen rrugët legale me kushte të caktuara për njerëzit nga Ballkani Perëndimor, por nuk u zgjeruan dhe shtuan strukturat për këtë, kritikon ajo qeverinë gjermane. “Situata e punonjësve në sektorët e vizave është katastrofale, pra përsa i përket presionit të kohës, kritikave që bëhen, fluksit të madh që kanë. Për këtë fluks ato nuk ishin të përgatitura, si nga ana e personelit, por edhe e kapaciteteve.”

Frika nga humbja e vendit të punës

Ndërkohë tensioni i aplikuesve që presin për vizën e punës shtohet dita-ditës. Vendi i punës në Gjermani pret, por edhe sa? Kleis Hazizi, një djalë i ri nga Tirana që kërkonte një perspektivë të re gjeti një kontratë pune të përhershme si speditor tek firma Wertbau në Gjermani. Ai ia ka dalë të fusë dokumentet e kërkuara. “Por po kalojnë më shumë se 4 muaj dhe ambasada nuk më ka kthyer përgjigje. Puna në Gjermani vazhdon, dhe jam akoma në Shqipëri”, thotë ai i shqetësuar.

Kleisi ka frikë se mos e humbet punëdhënësin. E kontaktuar nga Deutsche Welle, firma Wertbau konfirmon se do ta merrte atë me dëshirë në punë, nëse ai e merr vizën. Por ndërkohë edhe një pengesë tjetër del përpara.

Marrja e miratimit provizor paraprak tanimë nuk bëhet nga punëdhënësi, por në një procedurë të brendshme sektori i vizës e merr atë tek Agjencia e Punës. Nëse miratimi provizor paraprak, dikur me një afat gjashtëmujor, skadon, për Kleisin do të thotë të fillojë procedurën nga e para. Carola Burkert e kritikon këtë ndryshim në procedura. “Kjo kushton edhe njëherë kohë dhe resurce personeli.”

Bekimi pret. Kleisi pret. Punëdhënësit në Gjermani presin. Të gjithë në pritje që një ditë, dikush në sektorin e vizës të nxjerrë dosjen nga stiva e gjatë e aplikimeve. Por se kur do të ndodhë kjo, këtë nuk e di askush.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Thyhet shtylla e ndriçimit publik, rrezikon jetën e qytetarëve

Lajmi tjetër

Mërgimtari që vdiq në aksidentin e rëndë në Slloveni po vinte në Kosovë për ta martuar djalin

Të ngjajshme

TË FUNDIT

Pothuajse gjysma e llojeve të kafshëve ka pësuar rënie në numër: Është një paralajmërim drastik

23 Maj, 2023
LAJME

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

28 Mars, 2023
TË FUNDIT

Evropa rrezikon të jetë ‘spektatore në garën e ardhshme hapësinore’

24 Mars, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM