Një nga figurat më me peshë elektorale në PDK, Sami Lushtaku, ka komentuar shkrimet e fundit dhe përfoljet rreth asaj se Dardan Sejdiu do të mund të ishte emri për postin e nënkryetarit në komunën e Prishtinës.
“Është kryetari Memli Krasniqi edhe kryetari i degës që vendosin, nuk më takon mua të flasë. Dardani është i respektueshëm për mu, sikurse që është edhe për shumë qytetarë, kështu që unë respektin ndaj tij e kam, por nuk besoj që mjafton. Për mua cilin të vendos kryesia(nënkryetar) është i pranueshëm, e sidomos Dardani”, tha ai për Periskopin.
Duke folur për proceset aktuale në vend, siç është paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, z.Lushtaku hedh akuza të rënda ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë.
“Vet fakti që nuk ka rrymë në Kosovë, kjo qeveri ka dështuar qysh në start, nuk është e zonja që të menaxhoj as me KEK -un, e as me institucionet tjera”, tha ai.
Lushtaku tutje ka folur edhe rreth Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit që e vendosë Kosovën në pozitë jo të keqe për vitin 2021
“Unë mendoj që Albin Kurti edhe VV’ja më së shumti kanë dërguar mesazhe letra, komunikimi edhe me shoqata edhe me organizata po edhe me ata që kanë qenë të deleguar në Kosovë, do të thotë qëllimisht e kanë prishur imazhin e Kosovës, pa argumente pa fakte, unë nuk e di çka ka ndodhur dje e çkaa po ndodhë sot”, ka thënë Lushtaku.