Samsung ka lansuar telefonin e mençur “Galaxy Note 9” të enjten në Brooklyn të New York-ut. Modeli i ri është më i madhi ndonjëherë, me ekran 6.4 inç, dhe ka edhe një laps që punohet në ekran dhe ka funksione të shumta unike.
Galaxy Note 9 ka procesor Qualcomm Snapdragon 845, më i miri nga të gjthë telefonat e mençur të vitit 2018. Ka 6 gigabajtë RAM që mund të rritet deri në 8 gigabajtë.
Edhe bateria ka jetëgjatësi më të madhe sesa telefonat tjerë, shkruan Business Insider.
Lapsi i Note 9 ua mundëson ta ndezni kamerën e telefonit dhe të bëni fotografi, nëse e shtypni butonin që e ka sipër.
Sistemi i dyfishtë i kamerës së Note 9 po merr gjithashtu funksionin e ri të “aparatit inteligjent” që njeh çfarëdo lloj objekti që e fotografon dhe e rregullon automatikisht cilësinë e fotografisë. Të dyja kamerat kanë 12 megapikselë.
Modeli më i ri i Samsung është shumë i përshtatshëm për ta luajtur lojën e famshme “Fortnite”.
Çmimi i Galaxy Note 9 me 6 GB RAM do të jetë 1000 dollarë, ndërsa me 8 GB RAM do të jetë 1300 dollarë.