Sankcionet e reja amerikane ashpërsojnë krizën ekonomike të Iranit. Në fakt ka disa përjashtime, ku Irani akoma mund të kryejë tregti dhe do varet tërësisht ekonomia e saj. Ministri i jashtëm amerikan Mike Pompeo tha se përjashtime për sankcionet do ketë për tetë shtete për 180 ditë të ardhshme: mes tyre Kina, India, Japonia, Korea e Jugut, Tajvani, Turqia dhe çuditërisht Greqia dhe Italia në Europë. 40 përqind e eksporteve iraniane varen nga nafta.
Më shumë se 20 shtete kishin bojkotuar naftën iraniane duke i sjellur dëme prej 2.5 miliardë dollarë shtetit islamik.
“Italia do jetë hyrja e re e BE-së drejt Iranit,” tha ekonomisti iranian Mahdi Ghodsi, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, përcjell foldrejt.com. “Në rast se vijon kështu, do ketë recension të lartë në Iran.” Ngjashëm e sheh situatën edhe Banka Botërore, por për disa ekspertë thonë se kjo vetëm do përforconte linjën e ashpër të udhëheqësve iranianë.