Ish-kreu i UBK-së Sasho Mijalkov mori 30 ditë paraburgim me kërkesë të Prokurorisë Publike Speciale, pas së cilës policia e solli me pranga nga Hotel Marriott në Shkup dhe e ransportoi atë në burgun hetimor të Shutkës.
Arrestimi i Mijalkov ndodh pasi Prokuroria Publike Speciale mësoi se ekziston rreziku i arratisjes së tij.
Pas Kiril Bozhinovskit dhe Mile Janakieskit, Mijalkov është zyrtari i tretë i arrestuar i ish-qeverisë pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikola Gruevski.
Në Shutkë tashmë është Orce Kamçev i cili së bashku me Mijalkov dyshohet në rastin e Prokurorisë Publike Speciale të titulluar “Imperia”./expres.mk