Ish kancelari gjerman Gerhard Schröder ka këshilluar kancelaren e tanishme Angela Merkel, se në rast se do ndodheshte në vendin e saj, ai do kryente mocionin e votëbesimit.
“Kancelarja ka meritat e saj, por unë nuk besoj më se ajo është e denjë për reformomin e Europës. Ajo nuk ka më në kontroll as partinë e saj. Refuzimi i zyrës së partisë ishte gabim,” tha Schröder, shkruan “Die Zeit”, përcjell foldrejt.com.
Shumë media tjera gjermane thonë se rikthimi i rivalëve të saj në parti, si kandidatura e Friedrich Merz, mund të përfundonte edhe para 2021 udhëheqjen e Merkelit. Si kancelar i ardhshëm shihet rivali dhe miku i Merz, Wolfgan Schauble, që momentalisht mban postin e kryeparlamentarit.