“Së fundi kemi parë që kultura e komunikimit është degraduar dukshëm në mjediset sociale. Sot, jemi dëshmitarë që gjuha denigruese vazhdon të jetë ‘trend’ duke pasqyruar kështu një imazh destruktiv në shoqëri, sidomos ndaj të rinjve të cilët mund të marrin modele të tilla. Po ashtu, një çështje tjetër e cila meriton një vëmendje tjetër është edhe linçimi publik ose etiketimi i cili për fat shpërfaqet shpejtë dhe ka pasoja. Teoria e etiketimit thekson se ‘sjelljet shoqërore ndikohen ndjeshëm nga mënyra se si anëtarët e tjerë të shoqërisë i etikojnë ata/ato. Prandaj, pasi që mediet sidomos ato sociale konsiderohen edhe si prore të globalizmit dhe kanë ndikim social tek masa, duhet të kihet kujdes në këto dy çështje, të cilat mund të shndërrohen model për të tjerët dhe të sjellin pasoja shoqërisë!”- shkroi Ferdi Kamberi. /FolDrejt/