Të paktën 157 persona kanë vdekur për shkak të dimrit të ashpër në Afganistan, tha një zyrtar taleban, dhe numri i të vdekurve është dyfishuar në më pak se një javë, raportoi sot CNN.
Ndikimi i motit jashtëzakonisht të ftohtë është përkeqësuar nga sasia e kufizuar e ndihmave humanitare që po shpërndahet në Afganistan, pasi autoritetet talebane ndaluan gratë të punojnë në organizata joqeveritare.
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) njoftoi në Twitter të dielën se po dërgon ndihma me batanije, dru zjarri dhe strehim për 565,700 njerëz në Afganistan./FolDrejt/