Tottenham pas mbrojtësit të Cityt, Aymeric Laporte
Pse Bayerni i jep Nagelsmannit 700 mijë euro në muaj edhe pas shkarkimit të tij?
Policia e Kosovës do të zbatojë planin operativ ‘Loja e futbollit Kosovë-Irlandë e Veriut’
Gjithnjë e më shumë kompani amerikane po përdorin drone për shpërndarjen e ushqimit
Një grua kanadeze 80-vjeçare thyen rekord botëror në dhurimin e gjakut, dhuroi gjithsej 203 njësi
Edhe pse me probleme të shumta ligjore, Trump mban tubimin e tij të parë të fushatës në Teksas
Molliqaj: Albin Kurti u dorëzua, e pranoi marrëveshjen
Gafa e re e Bidenit: Në parlamentin kanadez e përshëndet Kinën në vend të Kanadasë
PSD protestë kundër marrëveshjes së Ohrit: Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje
Votuan 8 nisma ligjore, ministrja Haxhiu shpreh mirënjohjen ndaj deputetëve
Kryeministri i Polonisë: Do t’i kërkojmë Gjermanisë leje për të dërguar tanke në Kiev
Sa kafe në ditë duhet t’i konsumojnë ata që kanë tension të lartë?
Autoritetet paralajmërojnë nigerianët për vjedhje informacionesh gjatë përdorimit të TikTokut
Manchester United në krizë financiare?
Kapet njëri nga krerët e DAESH, SHBA njofton se i arrestuari është një prodhues bombash me përvojë
Tensione pranë kufirit me Poloninë, raketat ruse shënjestrojnë qytetin në perëndim të Ukrainës
Bayern Munich zvogëlon interesin për sulmuesin Kane, kërkon qendërmbrojtës
Policia e Kosovës është gati për të ofruar siguri në ndeshjen e sotme FC Llapi-Buduçnost
Ndikimi rus në Bosnjë, Britania dërgon specialistë për neutralizim dhe kundërshtim të këtij ndikimi
S’ndalet COVID-19, mbi 800 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë
Kryeministri Kurti takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit
Hoteli kaplohet nga zjarri, humbin jetën 8 persona, 9 të tjerë mbesin të lënduar
Manchester United shënjestron futbollistin 19-vjeçar, a do të jetë ky zëvendësuesi i Ronaldos?
Kërcënimet nga Kina: Tajvani po punon në krijimin e një flote ushtarake me 3000 dronë
Bayern kërkon të nënshkruajë me Firminon
Rriten rastet e krimeve të rënda seksuale në Japoni

SË SHPEJTI LANSOHET PROGRAMI PËR PËRKRAHJE TË START-UPVE

Lexoni edhe..

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se ministria që ai drejton do të mbështesë financiarisht NVM-të e sektorit që ka shënuar bilanc pozitiv dhe ai është sektori i shërbimeve të teknologjisë informative.

Ai këto komente i bëri sot gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, ku ka folur për të arriturat e MIN, objektivat programore dhe aktivitetet e saj që nga themelimi.

“Në këtë kuadër tashmë jemi në proces të ndarjes së granteve për OJQ-të, ndërsa brenda pak ditësh do të lansohet edhe programi për përkrahje të Start-upve dhe NVM-ve”, tha ministri Beqaj.

Ai ka folur për të arriturat kryesore të MIN, me theks të veçantë në realizimin e objektivave programore në kuadër të Programit Qeveritar si themelimi i Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi, themelimi i qendrave të inovacionit dhe ndërmarrësisë, marrëveshja për bashkëfinancim me Qeverinë Gjermane përmes GIZ-it,  krijimi i bazës ligjore në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, si dhe përkrahjen finaciare për sektorin privat përmes granteve.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi e kanë vlerësuar pozitivisht punën e MIN, duke shprehur interesimin për punën e kësaj ministrie, në veçanti për aktivitetet në shërbim të përkrahjes së sektorit privat me qëllim të zhvillimit ekonomik të vendit.

Të ngjajshme