“Me 27, 28, 29 shtator, adhuruesit e kafes dhe çajit do të kenë mundësi të shijojnë produktet e tyre, në një ambient të mrekullueshëm e miqësor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë” – thuhet në një komunikatë për media, transmeton Fol Drejt.
Kafet dhe çajërat nga top brendet më të njohura vendore dhe të huaja, vizitorët do të kenë mundësi t’i shoqërojnë edhe me produktet përcjellëse, si biskota, frutat të thatë etj. Gjithashtu niveli i argëtimit do të rritet me përformancën Live të SOLO këngëtarëve dhe DJ-ëve pjesëmarrës.
Maskotat me karaktere të ndryshme do të përkujdesen për argëtimin e më të vegjëlve, ndërsa vizitorët do të kenë mundësi të fitojnë dhurata duke shijuar kafe dhe çaj.
“Edicioni i 7-të i këtij festivali sjell me vete afër 30 brende të kafes dhe cajit, të prodhueseve vendorë e ndërkombëtarë” – theksohet në komunikatë.
Vizitorët e festivalit, mund të blejnë paketime të çajërave dhe kafeve me çmime promovuese, të njoftohen me programet e kafeve dhe çajërave dhe pse jo, t’i degustojnë të gjitha këto brende në një vend.”/FolDrejt/