Pas deklaratës publike të Borrellit dje, ka pasur shumë reagime nga njerëz të sferave të ndryshme.
Një reagim ka ardhur edhe nga filozofi shqiptar, Sead Zimeri, i cili jeton e vepron në Norvegji.
Zimeri përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka thënë se Kurti duhet të kërkojë largimin e Borrellit si ndërmjetësues.
“Mendoj se Kurti duhet të kërkojë largimin e Borrelit nga pozicioni i tij si ndërmjetës me arsyetimin se ai nuk është ndërmjetës i paanshëm. Për të mos thënë që ai është racist si ndaj shqiptarëve ashtu edhe ndaj serbëve si dhe një ndërmjetës i paaftë për të bërë punën e tij, por duke qenë se ai nuk mund të kërkojë largimin e tij për këtë arsye, paanshmëria është një bazë e mjaftueshme për të kërkuar largimin e tij. Mënyra se si ai e qortoi publikisht Kosovën është krejtësisht e papranueshme dhe duhet të ketë pasoja për të.”, ka shkruar Zimeri në Facebook, transmeton Fol Drejt.