Ministri i brendshëm gjerman dhe ish kryeministri i Bavarisë, Hors Seehofer, i njohur për linjën e ashpër kundër refugjatëve, ka dalur me një deklaratë potente: sirianët mund të qëndrojnë në Gjermani, shkruajnë mediat gjermane, përcjell foldrejt.com.
Sipas “Der Spiegel”, Seehofer bile ka kundërshtuar dëbimin e azilkërkuesve nëpër rajonet e luftës.
Por kjo nuk vlen edhe për shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës – pasi të treja shtetet në nëntor 2015 u futën në kategorinë e vendeve me origjinë të sigurt. Azilkërkuesit e këtyre vendeve do kthehen menjëherë mbrapsht. Ata kanë mundësi të qëndrojnë atje, vetëm përmes aplikimit me punë nga ambasadat e Gjermanisë në Tiranë, Shkup ose Prishtinë.