Aleanca për Shqiptarët do të votojë pro ndryshimeve kushtetuese, pasi që kryeministri Zoran Zaev pranoi amendamentin për ndryshime në Preambulë, bëri të ditur kryetari i ASH dhe ish kryetari i Strugës Ziadin Sela.
“Kemi arritur marrëveshje. Jemi krenar që me kontributin tonë kemi bërë të paktën që fjalia e parë e Kushtetutës, Preambula, të heq padrejtësi për definimin e keq të gjërave. Kemi folur rreth kërkesave që Aleanca për Shqiptarët i ka pasur. Prej sot nuk do të kemi dy kategori të qytetarëve – qytetarë, si dhe qytetarë tjerë…, por do të jetë vetëm populli maqedonas, shqiptarë, turk etj” tha Sela.
Lajmi për arritjen e kompromisit e ka bërë të ditur edhe kryeministri Zoran Zaev.