fbpx
Fol Drejt
E shtunë, 1 Prill, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    Moti për ditën e sotme në Kosovë

    Murati: Miratuam projektligjin nga i cili tatimpaguesit përfitojnë zbritje të faturave të vitit 2023 deri në 100 euro

    Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi në mes të dy prodhuesve më të mëdhenj të energjisë në Kosovë dhe Maqedoni Të Veriut, KEK dhe ESM

    Qeveria miraton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, merr dhe tre vendime tjera

    Haxhiu përkujton masakrën e Pastasellës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës

    Mehaj përkujton shqiptarët e vrarë në masakrën e Pastasellës

    Të djathtët në Serbi kanë bërë kallëzim penal kundër Vuçiqit për shkak të pranimit të planit për Kosovën

    Kryeministri Kurti vizitoi udhëheqësen e shoqatës “Thirrjet e nënave”, Nesrete Kumnovën

    Macron shkon në Kinë, duke lënë Parisin në zjarr

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Çfarë tha Kryeministri Kurti për rritjen e çmimeve të produkteve bazë?

    Përplasen ekonomistët, Hoti “e cilëson” Muratin naiv

    ATK bën të ditur se i ka anuluar disa vërtetime tatimore të gjeneruara online

    3.1 milion më pak se shkurtin e kaluar prodhime serbe në tregun e Kosovës

    Shpallet tenderi për dizajnimin dhe ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

    Alarmante! Trusti humbi rreth 60 milionë euro, pas trendit të rënies së aksioneve

    Christine Lagarde: Inflacioni në Eurozonë është ende shumë i lartë

    Nesër në Herticë të Podujevës aktiviteti për të shënuar “një ndër arritjet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë/ Projektit KODE”

    “Mos e rrezikoni agjërimin me prodhime serbe”

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Agjërimi i Hafiz Sabri Koçit në burgjet e Shqipërisë komuniste

    10 gjuhët më të vjetra në botë, që fliten ende sot

    Publikohet lista e serialeve më të mira të animuara të të gjitha kohërave

    46 vjet më parë, ka ndodhur përplasja më e madhe e avionit: 583 persona kishin përfunduar të vdekur

    MKRS ndan sot çmimet vjetore për teatër

    Përkujtohet Operacioni i Forcave Aleate të NATO-s, kundër mbrojtjes ajrore të Serbisë

    Arkeologët zbuluan “qytetin më të vjetër të perlave” në Gjirin Persik, ku jetonin mijëra njerëz

    Topanica i reagon antropologut Canolli: Shatërvani nuk është tjetërsuar

    Protestë me letër të bardhë…

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Ten Hag dëshiron qëndrimin e Rashfordit dhe de Geas

    Felix: Nuk e di nëse do të qëndroj te Chelsea

    Lista e trajnerëve më të paguar në futboll

    Howe dëshiron McTominayn në Newcastle

    Ish-futbollisti i Manchester United: U mbylla në makinë dhe qava si foshnjë, kam pasur dhimbje për tre ditë

    Australia do të jetë stacioni i radhës në Formula 1

    Barcelona njoftoi për herë të parë për sjelljen e Messit

    Ishte titullar për katër sezone në Barcelonë, skuadra ka vendosur ta shesë

    A do të mund ta mbajë Barcelona Gavin?

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Gjashtë gjëra që mund të bëjmë çdo ditë për ta bërë fëmijën tonë më të pavarur

    Cila pjesë e ditës është më stresuese?

    Terapistja: Këto janë shenjat që zbulojnë një baba “toksik” dhe që ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës

    Dëshmia e papagallit për vrasje dënon dy persona me burgim të përjetshëm

    Pse vendet mendojnë se firmat kineze të teknologjisë janë një rrezik sigurie?

    Një grua kanadeze 80-vjeçare thyen rekord botëror në dhurimin e gjakut, dhuroi gjithsej 203 njësi

    Porosia e Ramazanit e hafiz Sulejman Bugarit për vitin 2023: Ta ripërtërijmë besën!

    Anthofobia – çfarë e shkakton dhe si trajtohet?

    Video/ Befasi e këndshme nga aktorja kosovare, shfaqet me mbulesë në televizion, thotë se po ndihet mirë

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Pija më e mirë për hidratim nuk është uji?

    Disa ushtrime për trurin, të thjeshta por me efekt të jashtëzakonshëm

    Shtatë zakonet më të këqija që qëndrojnë mes nesh dhe një barku të sheshtë

    Buka e thekur mund të jetë e rrezikshme për shëndetin

    A duhet të konsumoni ushqim para analizave?

    Ekspertët: Këto ushqime do të na bëjnë edhe më të uritur

    Largoni bakteret me anë të këtyre dy ushqimeve

    Efekti i kafesë në shëndet është i ndërlikuar, nuk do t’i bëjë asgjë zemrës, por ndikon në shumë aspekte të tjera

    Personat që pinë kafe bëjnë më shumë lëvizje fizike, por flenë më pak

No Result
View All Result
Fol Drejt
Home POLITIKË

SERBËT E DUAN ASOCIACIONIN E KOMUNAVE SI KATEGORI KUSHTETUESE

5 vjet më parë
in POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 8 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe njëherit profesor i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani thotë se në rast se realizohet kërkesa e palës serbe që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të themelohet me Ligj të veçantë, atëherë duhet bërë ndryshime kushtetuese që do ta bënin ASK-në kategori kushtetuese.

Dhe në këtë formë serbëve të Kosovës, që kontrollohen dhe ndikohen nga Beogradi, do t’u jepet fuqia e plotë mbi ASK-në për të marrë vendime brenda Kosovës pa e pyetur Qeverinë qendrore të Kosovës.

Lexoni edhe..

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

Evropa rrezikon të jetë ‘spektatore në garën e ardhshme hapësinore’

Porosit Web Porosit Web

Në një intervistë ekskluzive për KosovaPress, Hasani që dikur akuzohejë si dora e Hashim Thaçit në Gjykatën kryesore  në vend, atë kushtetues, flet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dëmin që po i kanoset Kosovës dhe mungesën e legjitimitetit dhe mandatit kushtetues të Thaçit për të përfaqësuar Kosovën në dialogun që po lehtësohet dhe mbahet në Bruksel.

Hasani kishte deklaruar ditë më parë në mediat vendore se mund të ndodhnin ndryshime kushtetuese  nëse kërkohet që ASK të themelohet me Ligj Special. Ndryshime këto që sipas tij do ta shndërronin ASK-në në materie kushtetuese.

Hasani: Themelimi i Asociacionit me ligj special e bënë atë materie kushtetuese.

“Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme në këtë rast për shkak se flitet për një ligj që te ne nuk ekziston në baza kushtetuese aktualisht, do të thotë pjesa e Kushtetutës, kapitulli 3 që I jep të drejta të veçanta ose shtesë komuniteteve të Kosovës, nuk parasheh dhe nuk mund të shërbejë si bazë kushtetuese për nxjerrjen e një ligji special. Ai ligj special, së paku gjykuar sipas asaj që është parë në medie, ka dy cilësi: e para është se është ligj organik, sepse supozohet që normon organizimin dhe funksionimin e Asociacionit të Komunave Serbe,  dhe e dyta  sepse materia rregullohet në mënyrë speciale që do të thotë nxjerrët nga kapitulli 3 i  kushtetutës dhe për pasojë paraqet efektivisht materie kushtetuese. Këto janë arsyet, po flas gjithmonë në aspektin profesional”, ka thënë Hasani.

Lista Serbe në vazhdimësi kishte kërkuar që Asociacioni të funksionalizohet me ndryshime kushtetuese. Arritja e këtij synimi, sipas Hasanit do të nënkuptonte që Asociacioni të ketë “status kushtetues stabil”, i cili nuk mund të abrogohet më vonë me një shumicë të thjeshtë, përkatësisht nuk i nënshtrohet fërkimeve politike që mund të ndodhin në Kosovë. Kjo do të nënkuptonte që sikur çdo çështje që kërkon pëlqimin e komuniteteve, edhe Asociacioni do ta kishte statusin e njëjtë për shkak se do të futej në kategorinë e ligjeve që mund të ndryshohen dhe plotësohen, përkatësisht amandamentohen me një shumicë të kualifikuar.

I pyetur  nëse në këtë formë Lista Serbe, që kontrollohet nga Beogradi zyrtar, po tenton ta kontrollojë më tepër dhe që më tej të shtyjë përpara vendimet që po dëshiron në lidhje me Asociacionin, Hasani ka thënë se kjo as nuk diskutohet.

Hasani: Me ASK-në si kategori kushtetuese, serbët marrin vendime brenda Kosovës pa pyetur Qeverinë.

“Nuk janë problem ato, siç këtu gabimisht është trumbetuar dhe trumbetohet akoma në mënyrë jashtëzakonisht naive. Problemi me Asociacionin është statusi kushtetues i atyre nga të cilët përbëhet asociacioni. Serbët me këtë qasje që e kanë shpërfaqur kohëve të fundit, kërkojnë status të popullit kushtetues, status konstituiv dhe këtu është problemi, nuk është problemi te kompetencat ekzekutive  të Asociacionit. Ajo do të ishte pasojë…Shikoni tash, Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë që Asociacioni nuk duhet të formohet. Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar vlefshmërinë në mënyrë, në paragrafin e parë, ka thanë në mënyrë të shprehur që ai (Asociacioni) duhet të formohet. Mënyra e formimit të tij është vlerësuar siç është paraqitur në marrëveshjen e dytë që është vlerësuar si jo-kushtetuese dhe ato pjesë, të cilat janë vlerësu si të tilla, nënkupton që Asociacioni mund të formohet vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese, nëse votohen nga ana e sovranit sipas procedurës aktuale që kërkon shumicën e dyfishtë, do të thotë jo vetëm të komunitetit shumicë, atëherë aty çdo gjë është në rregull dhe Asociacioni mund të operojë. Ne po flasim këtu për procese kushtetuese, nuk po flasim për procese politike të cilat mund të kenë një logjikë tjetër”, ka thënë ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Mediat serbe kanë raportuar në vazhdimësi se pala serbe, por edhe Lista Serbe, ka kërkuar që Asociacioni të ketë kompetencë edhe menaxhimin e aseteve të ndërmarrjeve publike që janë pjesën veriore të Kosovës si ato të Ujmanit dhe Trepçës.

Nëse kjo ndodhë, sidomos te rasti i Ujmanit, sipas Hasanit, asnjë vendim makro-ekonomik i Kosovës nuk do të mund të merret pa aprovimin paraprak të serbëve të Kosovës, respektivisht organit që i përfaqëson – Asociacionin e tyre.

Hasani: Nëse ASK merr nën menaxhim Ujmanin, serbët do të kontrollojnë burimin më vital energjetik të Kosovës.

“Po kjo do të nënkuptonte në rend të parë kontrollin e burimit energjetik më vital të Kosovës, që është uji, do të thotë Ujmani përbën faktorin kyç për të gjitha degët e industrisë në Kosovë, publike dhe private dhe në rast të nxjerrjes së atij ligji, ligji special, organik, me të cilin do të njihej statusi kushtetues, konstituivi i Asociacionit, atëherë do të thotë që në çështjet makro-ekonomike, ta zëmë, nuk mund të planifikojmë pa pasur lejen e komunitetit serb, përkatësisht organit përfaqësues të tij, që do të ishte Asociacioni. Këto, që ta dini, në marrëveshjen e parë të 2013-ës, që më vonë është operacionalizuar në marrëveshjen e dytë, në fakt jo kushedi sa por megjithatë, në të dy rastet pala kosovare ka marrë obligime ndërkombëtare për themelimin e Asociacionit. Çdo detyrim ndërkombëtar i Kosovës ka fuqi më të madhe se çdo ligj që ekziston në Kosovë, përfshirë edhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Në momentin që marrëveshja e parë është ratifikuar në kuvend, Kosova ka marrë atë detyrim për themelim të Asociacionit, atëherë për atë pjesë, Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe çdo ligj tjetër që ka normuar të drejtat e komunitetit serb në Kosovë, për pasojë janë shfuqizuar përkatësisht mund të jenë në fuqi etëm nëse nuk bien ndesh me marrëveshjen e  Brukselit”, ka thënë ai.

I pyetur rreth raportimeve në mediat serbe për kërkesën e palës serbë që të krijojë edhe disa komuna tjera me shumicë serben mënyrë që ti përfshijë në ASK, si goren dhe Prilluzhën dhe se çka kjo do të thoshte për Kosovën për shkak te shtrirjes gjeografike që Asociacionit do ta kishte, mes për mes Kosovës, Hasani ka thënë se kjo është çështje politike në të cilën Kosovën e kanë sjellë qeveritaret e pafuqishëm të Kosovës që kanë qeverisur deri më tani.

Hasani: Qeveritarët e pafuqishëm po akomodojnë interesat e serbëve në Kosovë.

“Nëse duhet ta pranojë pala jonë themelimin e komunave të reja serbe, është çështje politike dhe nuk më takon mua ta them, por që e vërteta është që Asociacioni ka lindur si produkt i pafuqisë totale të qeveritarëve të Kosovës, pas pavarësisë, për të akomoduar interesat e serbëve lokal. Kjo është kështu. Ky është edhe percepsioni i të gjithë faktorëve që monitorojnë gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Kjo ka nxitur reagimin e tyre që kapitullit 3  të kushtetutës  t’i krijohet një bazë territoriale. Asociacioni nuk është asgjë tjetër, pos që e bën pronar të kapitullit 3 të kushtetutës, Asociacioni do të ishte autor efektiv i këtij kapitulli të Kushtetutës me të cilën serbët do t’i realizonin të drejtat pa e pyetur qeverinë qendrore, do të thotë, përgjegjësinë për këtë e bartin ata që kanë qeverisë me Kosovën këto vite dhe mënyrën qysh janë qasur”, nisi të elaborojë Hasa ni sipas të cilit  serbët kanë ditur ta shfrytëzojnë fuqizimin e Rusisë dhe janë futur në dialog me logjikën “tërhiqe e mos e këput”.

Hasani: Pozita e Rusisë globalisht në favor të serbëve dhe pozitën e tyre në dialog me Kosovën.

“Kjo gjendje e zvarritjes së dialogut në Bruksel i ka konvenuar  edhe Hashimit Thaçit edhe këtyre tjerëve, po veçanërisht Hashimit sepse kanë shpresuar se me këtë mund ta evitojnë ose zbusin Gjykatën Speciale.  Si të thuash ka qenë njëfarë aleance e heshtur për motive të ndryshme, për të bërë një dialog për hirë të dialogut, do të thotë jo për hirë të zgjidhjeve të marrëdhënieve të dy vendeve tona. Këto janë pasojat në të cilat ne jemi futur në një rreth nga i cili vështirë të dalim, pasi që aleatët tanë që kanë qenë në 99-ën e këndej, në mënyrë graduale, janë si të thuash, nuk them se janë dorëzuar para Rusisë asnjëherë, por zbutur dukshëm ndaj Rusisë, për shkak të ndikimit që ajo ka në Lindjen  Mesme……Prandaj ne jemi në fazën e dialogimit dhe në një konstelacion jo të favorshëm për Kosovën ashtu siç e kanë dashur serbët kur ka nisur dialogu”, ka thënë Hasani.

Ai më tutje ka thënë se bëhet fjalë për një proces politik në të cilën ata që e kanë sjellë Kosovën duhet të mendojnë për zgjedhje, duhet t’i qasen përmes një qasje konsensuale ose maksimalisht konsensuale në mënyrë që të ofrojnë alternativa tjera për të akomoduar interesat e komunitetit serb në Kosovë. Se sa të dëmshme do të jenë pasojat e një Asociacioni si kategori kushtetuese brenda Kosovës, sipas tij vështirë se mund të thuhet tani, ngase kjo u takon të vlerësojnë gjeneratat e reja që do të mund ta shihnin ndryshe situatën nga ajo e tashme.

Hasani megjithatë foli edhe rreth përfaqësimit të deritashëm të Kosovës në dialog, që sipas tij po bëhet nga personi që nuk është i mandatar për të prezantuar Kosovën në diskutime që përfshijnë territorin apo çështje tjera që ndërlidhen me sovranitetin e shtetit.

Hasani: Thaçi nuk ka mandat kushtetues për të udhëhequr dhe përfaqësuar dialogun me Serbinë.

“Këta muaj e kemi parë kontestimin kryesisht nga aspekti politik i legjitimitetit të presidentit të Republikës për të udhëhequr dialogun. Do të thotë, çështja e legjitimitetit politik është proces politik të cilin unë nuk mund ta komentoj. Në ndërkohë që unë mendoj që legjitimiteti kushtetues është jashtëzakonisht i  mangët dhe i dyshimtë për shkak se për një sistemi siç jemi ne, në demokraci parlamentare, demokraci kushtetuese parlamentare, shefi i shtetit ka fuqinë e përfaqësimit të unitetit të popullit dhe ushtrimit të unitetit juridiko-kushtetues të popullit dhe garanton funksionimin e institucioneve. Ai nuk ka mandat për prezentim, mandatin për prezentim është ai mandat i cili mund të filtrohet vetëm përmes Kuvendit i cili është prezetues i vullnetit drejtpërdrejt të popullit. Në këtë kuptim presidenti dhe asnjë organ tjetër nuk mund të jenë përfaqësues për çështje që janë kushtetuese apo konstitui ve, do të thotë pushteti konstituiv i cili në hallkën e organeve vetëm Kuvendi është ai që i përafrohet këtij”, ka thënë Hasani.

Duke shpjeguar se Kosova ka demokraci konsensuale andaj duhet konsensus për tema si ato që po fliten në dialogun e tashëm me Serbinë.

Megjithatë thotë se ky dialog nuk dallon aspak nga ata të mëparshëm që janë ngjarë para shpalljes së pavarësisë, duke e krahasuar këtë me procesin e dialogut që lehtësohej nga ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisari.

Hasani: Në dialogun janë rihapur çështjet që ishin rregulluar në procesin e Ahtisarit.

“Këtu flitet për çështje efektivisht të njëjta si para pavarësisë e vetmja lehtësim është që tash ke pikë referohemi një tekst kushtetues e ai nuk e mandaton askënd dhe nuk mund të mandatojë askënd me i rihap çështjet që janë negociuar para shpalljes së pavarësisë, këto çështje si asociacioni dhe gjitha kantonizimet e vogla kanë qenë në bisedat në procesin Ahtisari prandaj ai format ajo logjikë që ka vlejtë atëherë nuk ka logjikë të mos vlejë tani…sigurisht se po [flitet për status] se asnjëherë nuk flitet për tregti me Serbinë, apo për çështje bilaterale për shkëmbim të ambasadorëve…”, ka thënë Enver Hasani për KosovaPress.

Duke theksuar se dallimi vetëm nga dialogu i sotëm më ata të kaluarit është se aleatët ndërkombëtarë të Kosovës kanë prioritete dhe pozicione tjera në arenën ndërkombëtare e për pasojë edhe karshi Kosovës, ngase siç tha Hasani ata “edhe nëse nuk i kemi kundër, nuk janë më me neve”. Fundi i dialogut sipas tij nuk do të sjellë asnjë pozicion ndryshe për Kosovën nga ai që është sot, e në asnjë formë siç po shihet përmes veprimeve të palës serbe, njohjen e plotë të shtetësisë së Kosovës.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

SERBIA TË NDALË FALJEN E ARMËVE SI MJET TË DIPLOMACISË

Lajmi tjetër

LIMAJ: ASKUSH TË MOS E PENGOJË UNITETIN PËR DIALOGUN

Të ngjajshme

LAJME

Precedenti: babai i 550 fëmijëve “pa baba”

28 Mars, 2023
TË FUNDIT

Evropa rrezikon të jetë ‘spektatore në garën e ardhshme hapësinore’

24 Mars, 2023
TË FUNDIT

Dinari i arit dhe dërhemi i argjendit: Islami dhe e ardhmja e parasë

27 Janar, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni