Kryeministri i Republikës së Kosovës – Albin Kurti, i ka komentuar edhe një herë raportet e Kosovës me Serbinë, shkruan Fol Drejt.
Sipas Kurtit, përkundër gatishmërisë së Kosovës për t’i normalizuar raportet, Serbia gjithnjë e më shpesh po sillet si një shtet abnormal.
Këto komente Kurti i bëri pas takimit që ai e pati me kryetarët e komunave.
Për më shumë, ai ka folur edhe për planin franko-gjerman, që sipas tij, është refuzuar nga Serbia.
“Plani i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca, Gjermania dhe Shtetet Bashkuara të Amerikës, e kemi konsideruar si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme ndërkohë që Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e këshillit nacional të sigurisë të mbajtur në Beograd më 27 tetor të vitit 2022, konkluzion unanim i refuzimit të këtij propozimi që u bë publik nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Daqiq, i cili ka qenë përndryshe zëdhënësi i partisë së Millosheviqit. Pra ata e kanë refuzuar këtë propozim dhe tash do të duhej të gjithë të merren me ta ndërkohë që ne e kemi konsideruar si bazë të mirë për diskutim”./FolDrejt/