Protesta të shumta ndodhin në gjithë botën, por ngjashëm paraqitet situatë e tensionuar edhe në Ballkan ku protesta masive po zhvillohen në Hungari, Serbi dhe studentët nuk po zhvillojnë mësimin në Shqipëri, shkruan foldrejt.com.
Në lidhje me situatën në Serbi ka reaguar edhe media austriake “Der Standard” e cila e përshkruan atë si “shumë të pabazë”, edhepse demonstruesit kërkojnë më shumë demokraci, transparencë dhe liri të medias.
E gjitha protesta filloi dhe mori hov pas sulmit që i ndodhi deputetit opozitar Borko Stefanovic, i cili e akuzoi drejtpërsëdrejti Aleksandër Vucicin për orkestrimin e luftës.
Shumë protestues e quajnë Vucic si autokrat ose tiran, që ka pushtet më të madh se Sllobodan Milloshevici në vitet 1990, si dhe e akuzojnë edhe për afrimine tij me NATO dhe njohjen e Kosovës në të ardhmen e afërt.