Sergio Busquets ka zbuluar se thashethemet që tregojnë se ai ka pranuar të bashkohet me skuadrën e MLS, Inter Miami nuk janë të vërteta.
“Jo, nuk kam vendosur ende – ka shumë histori dhe të ngjashme, por unë nuk kam nënshkruar apo rënë dakord me ndonjë klub”, tha Busquets për El Larguero.
“Do të doja të vendosja në shkurt – me siguri, jo tani.”, vazhdoi Busquets, transmeton Fol Drejt.