Liverpuli ka arritur të triumfojë kundër ëatford me rezultatin e thellë 3 me 0. Lojtari shqiptar Xherdan Shaqiri u kyq në lojë pjesën e dytë, shkruan foldrejt.com. Sfida u zhbllokua nga Salah në pjesën e dytë, ndërsa më pas shënuan edhe Alexander-Arnold dhe Firminho. Liverpuli ka thyer rekordin defansiv, ku gjatë 13 përballjeve ka pranuar vetëm pesë gola. Një minimum në historinë e lavdivshme të klubit anglez.
Në sfidën tjetër Manchester City ka regjistruar fitoren e radhës, teksa mposhti me rezultatin 0-4 londinezët e ëest Hamit dhe ruajti kreun e tabelës së renditjes në kampionatin anglez. Silva, Sterling, dhe dy herë gjermani Sane ishin autorët e golave për “citizens”, që shkuan në kuotën e 35 pikëve, dy më tepër se Liverpooli ndjekës.
Manchester United zhgënjeu sërish, teksa në “Old Trafford” nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Crystal Palace, ndonëse arriti të krijojë disa mundësi të mira shënimi. “Djajtë e kuq” mbeten në vendin e 7, me vetëm 21 pikë në 13 takimet e para të kampionatit.
Në sfidat e tjera, Fulhami mposhti me rezultatin 3-2 Southamptonin, Evertoni triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Cardiffit dhe Leicesteri mori një pikë falë barazimit 1-1 në transfertën ndaj Bournemouth.
Sfida e fundit e takimit të sotëm është Totenham vs Chelsea./Foldrejt.com