Skenat janë të paharrueshme. Liverpuli është në disavantazh ndaj rivalit të vjetër së Manchester United. Është 16 dhjetor dhe ka edhe 20 minuta lojë. Në këto momente futet shqiptari Xherdan Shaqiri dhe përmbys rezultatin me dygolat e tij fantastikë, shkruan foldrejt.com. Kjo mjaftoi që Shaqiri të marrë statusin e legjendës dhe tani ka rritur vlerën e tij në 55 milion euro – më e larta në historinë e ndonjë futbollisti shqiptar.
Për këtë, ai është transferta e tretë më e mirë e verës! Erdhi i “varfër” me 14.7 milion euro, kurse tani kushton 55 milion euro. Rritje prej 40.3 milion euro.
Vetëm Rodri Hernandez (Atlético Madrid, +45,1 Mio.) dhe Lucas Torreira (Arsenal, +44,3 Mio.) kanë sukses më të madh në vlerë.
Shaqiri bile ka rritur më shumë vlerën edhe se Cristiano Ronaldo (Juventus, +22,2 Mio.) dhe Thibaut Courtois (Real Madrid, +29,5 Mio.). Por normalisht vlera e Ronaldos lidhet pak edhe me moshën e tij./Foldrejt.com
Lojtari | Vlera e shitjes (në miliona euro) | Vlera e tanishme | Rritja e vlerës |
1. Rodri Hernandez (Atletico) | 25 | 70,1 | +45,1 |
2. Lucas Torreira (Arsenal) | 30 | 74,3 | +44,3 |
3. Xherdan Shaqiri (Liverpool) | 14,7 | 55 | +40,3 |
4. Fabian Ruiz (Napoli) | 30 | 70,1 | +40,1 |
5. Joao Cancelo (Juve) | 40,4 | 78 | +37,6 |
6. Matteo Guendouzi (Arsenal) | 9 | 43,2 | +34,2 |
7. Alisson Becker (Liverpool) | 72,5 | 105,6 | +33,1 |
8. Fabinho Tavares (Liverpool) | 55 | 86,5 | +31,5 |
9. Thibaut Courtois (Real) | 40 | 69,5 | +29,5 |
10. Bryan Cristante (Roma) | 30 | 57,2 | +27,2 |
11. Clément Lenglet (Barcelona) | 35 | 62 | +27 |
12. Cristiano Ronaldo (Juve) | 105 | 127,2 | +22,2 |