Futbollisti kosovar i cili luan për përfaqësuesen e Zvicrres, Xherdan Shaqiri ka folur në lidhje me largimin e tij tek klubi amerikan, Chicago Fire.
Atje Shaqiri kaloi nga klubi francez Lyon, ku mbrëmë u prezantua edhe zyrtarisht.
Duke folur për “Sky Sports”, Shaqiri ka thënë se vlerëson se liga e MLS po përmirësohet dhe është një ligë e mirë.
“Liga po bëhet mirë e më mirë. Për mua, është një ligë e mirë”, tha ai. Duke shtuar tutje se: “Doja të largohesha nga Franca, dhe mundësia erdhi me Georg Heitz. Siç kam thënë më parë, ne jemi gjithmonë në kontakt me vëllain dhe agjentin tim. Unë mendova shumë, por kur Georg erdhi me projektin e madh, isha i entuziazmuar”. /FolDrejt/