Zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se balona kineze e rrëzuar së fundmi është pjesë e një programi të gjerë mbikëqyrjeje të drejtuar nga ushtria kineze.
Programi i mbikëqyrjes, i cili përfshin një numër balonash të ngjashëm, është tërhequr pjesërisht nga provinca Hainan e Kinës, thanë zyrtarët për CNN, përcjell Fol Drejt.
SHBA thuhet se nuk e di madhësinë e saktë të flotës së balonave të vëzhgimit të Kinës, por burimet thonë se programi ka kryer të paktën 20 misione në të paktën pesë kontinente vitet e fundit./FolDrejt/