Pas reagimeve të Pakistanit ndaj deklaratave të presidentit të SHBA-së, Joe Biden lidhur me arsenalin bërthamor të Pakistanit, administrata e Washingtonit tha se i beson vendosmërisë së Islamabadit për të mbrojtur asetet bërthamore.
Televizioni “Geo News” në lajmin e tij të bazuar në Departamentin Amerikan të Shtetit tha se administrata e Washingtonit i beson vendosmërisë së Islamabadit për të mbrojtur asetet e tij bërthamore, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Biden beson se Pakistani i sigurt dhe i qetë është i rëndësishëm për interesat e SHBA-së, thuhet në lajmin ku vihet në dukje se Washingtoni i vlerëson marrëdhëniet afatgjate me Islamabadin.
Presidenti amerikan në një aktivitet më 14 tetor deklaroi se Pakistani i cili “ka armë bërthamore të papërshtatshme është një nga vendet më të rrezikshëm në botë”.
Deklarata e Bidenit shkaktoi reagimin e Pakistanit ndërsa ambasadori amerikan në Islamabad Donald Blome u thirr në Ministrinë e Jashtme./FolDrejt/