Izraeli nuk i ka plotësuar kërkesat për anëtarësim në Programin Amerikan për heqjen e vizave (VVP), njoftoi sot Departamenti Amerikan i Shtetit, pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se pret që vendi i tij t’i bashkohet protokollit së shpejti.
Izraeli nuk ka dhënë ende kalim falas për palestinezët amerikanë në aeroportet e tij dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar, të cilin Uashingtoni e konsideron një kusht reciprociteti për Izraelin që t’i bashkohet programit, i cili do t’i lejojë izraelitët të hyjnë në SHBA pa viza, raportoi Reuters.
“Izraeli ka ende punë të rëndësishme për të përfunduar në një hark kohor të shkurtër për të përmbushur të gjitha kërkesat e programit deri në fund të vitit fiskal më 30 shtator,” tha zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel./FolDrejt/