Ndihmësi i sekretarit të shtetit të Shteteve të Bashkuara i ka shkruar kreut të partisë opozitare maqedonase duke shprehur zhgënjimin për refuzimin e partisë së tij për të mbështetur një marrëveshje për ndryshimin e emrit me Greqinë fqinje në këmbim të anëtarësimit në NATO, shkruan Associated Press.
Wess Mitchell i kërkoi udhëheqësit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski që “të lënë mënjanë interesat partiake” në një letër të dërguar të martën, përcjell foldrejt.com.
Parlamenti po debaton nëse duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese të kërkuara si pjesë e marrëveshjes, që synon zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje të gjatë me Greqinë. Ata që votuan në një referendum mbi marrëveshjen muajin e kaluar, e mbështetën atë me shumicë dërrmuese, por votimi u shpall i pavlefshëm për shkak të pjesëmarrjes së ulët.
Mitchell i tha Mickoskit se “jemi zhgënjyer me qëndrimet e udhëheqjes së VMRO-DPMNE-së lidhur me referendumin dhe hapat në parlament për të ndryshuar kushtetutën”.