Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken dënoi trazirat në kryeqytetin e Brazilit, Brasilia, kur mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro sulmuan pallatin presidencial, ndërtesën e Kongresit dhe Gjykatën e Lartë.
“Ne dënojmë sulmet ndaj institucioneve kryesore braziliane. Përdorimi i dhunës kundër institucioneve demokratike është i papranueshëm. Ne i bashkohemi Presidentit Lula në thirrjen për një fund të menjëhershëm të veprimeve të tilla,” shkroi Blinken në Twitter.
Presidenti kolumbian Gustavo Petro shprehu solidaritetin e tij me Lulën dhe popullin brazilian./FolDrejt/