Presidenti Biden tha se pret që ndihma e SHBA për Ukrainën të vazhdojë pa ndërprerje, pavarësisht skepticizmit republikan.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar një ndihmë ushtarake shtesë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, e cila do të përfshijë armë, municione dhe pajisje të mbrojtjes ajrore, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
“Municioni i artilerisë, raketat e mbrojtjes ajrore dhe mjetet taktike që ne ofrojmë do t’i shërbejnë më së miri Ukrainës në fushën e betejës,” tha Blinken në një deklaratë, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.