Suedia dhe Finlanda janë të shqetësuara se gjatë procesit të aplikimit për anëtarësim në NATO, i cili mund të zgjasë deri në një vit, sepse nevojitet pëlqimi i të gjithë anëtarëve të Aleancës, ata nuk mund të mbrohen kundër përpjekjeve të mundshme të Rusisë për të rrezikuar sigurinë e tyre.
Shtetet e Bashkuara janë të bindura se mund të zgjidhin të gjitha problemet e sigurisë që mund të kenë Suedia dhe Finlanda në periudhën ndërmjet aplikimit për anëtarësim në NATO dhe pranimit në atë organizatë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
“Ne jemi të bindur se mund të gjejmë mënyra për të zgjidhur të gjitha problemet që mund të ketë secili prej këtyre dy vendeve në periudhën ndërmjet aplikimit për anëtarësim në NATO dhe qasjes formale ndaj kësaj organizate,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një konferencë për gazetarët, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.