Në një shtëpi në Utah të SHBA-së janë gjetur trupat e pajetë të 8 personave, 5 prej të cilëve fëmijë, për të cilët është përcaktuar se janë qëlluar me armë.
Policia gjeti trupat e pajetë të 8 personave gjatë një kontrolli në një shtëpi në qytetin Enoch, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në një deklaratë nga policia lidhur me ngjarjen, thuhet se 8 personat, 5 prej të cilëve fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e goditjes me armë zjarri.
Policia ka bërë të ditur se nuk ka ndonjë të dyshuar apo kërcënim kundrejt banorëve të zonës.
Në lidhje me ngjarjen ka nisur një hetim, ndërkohë nuk është ndarë informacion lidhur me identitetin e viktimave.
Guvernatori i Utah, Spencer Cox në një postim në Twitter tha se ndodhen pranë të gjithë atyre që janë prekur nga “dhuna e pakuptimtë” në rajon. “Ju lutem, përfshini në lutjet tuaja komunitetin Enoch”, është shprehur ai./FolDrejt/