Shtetet e Bashkuara kanë informuar Rusinë se nuk do të ndajnë informacione për forcat e saj bërthamore, konfirmoi sot Shtëpia e Bardhë, duke e përshkruar ndryshimin si një përgjigje ndaj vendimit të Moskës zyrtare për të pezulluar pjesëmarrjen në traktatin e armëve bërthamore të New START.
“Sipas ligjit ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë t’i përgjigjen shkeljes së Rusisë të Traktatit të Ri START duke imponuar kundërmasa proporcionale dhe të kthyeshme në mënyrë që të paralajmërojnë Rusinë të kthehet në pajtueshmëri,” tha zyrtari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, raporton Reuters.
Sipas tij, duke qenë se Rusia ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në Traktatin e Ri START dhe e ka shpallur ligjërisht të pavlefshme, ajo marrëveshje është juridikisht e pavlefshme edhe për SHBA-në dhe për këtë arsye Uashingtoni zyrtar nuk do të shkëmbejë më të dhëna për forcat e saj bërthamore me Moskën./FolDrejt/