Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Uashingtoni do të furnizojë ushtrinë ukrainase me raketa me rreze të gjatë ATACMS, njoftoi televizioni NBC, duke cituar tre zyrtarë amerikanë dhe një kongresmen, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Ukraina ka kohë që i kërkon Amerikës të dërgojë sistemet raketore ATACMS për të sulmuar bazat ajrore dhe rrjetet hekurudhore në territorin e pushtuar nga Rusia.
Të enjten, Zelensky foli me Biden në Uashington dhe më pas u njoftua një paketë e re e ndihmës ushtarake amerikane për Kievin në shumën prej 325 milionë dollarësh.
Megjithatë, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jack Sullivan tha në një konferencë për shtyp të enjten se SHBA do të furnizojë Ukrainën me sisteme “të rëndësishme” të mbrojtjes ajrore, por “për momentin” jo raketat ATACMS me rreze të gjatë veprimi që po kërkon Kievi.
Pentagoni nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Biden e siguroi Zelenskyn se mbështetja e fortë e SHBA për zmbrapsjen e agresorëve rusë do të vazhdojë, pavarësisht kundërshtimit nga disa republikanë që nuk pajtohen me dërgimin e miliarda dollarëve ndihmë, transmeton Fol Drejt.