Zyra e Prokurorit të Qarkut në Manhattan ka kontaktuar avokatët e ish-presidentit amerikan Donald Trump për të arritur një marrëveshje për dorëzimin e tij pasi u padit për krimin e pagesave sekrete, tha zëdhënësi i prokurorit.
Trump, më pak se dy orë pasi u padit, të enjten u bëri thirrje mbështetësve për të ndihmuar në mbrojtjen e tij ligjore, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Ju lutemi jepni një kontribut – me të vërtetë çdo sasi – për të mbrojtur lëvizjen tonë kundër gjuetisë së pafund të shtrigave dhe për të fituar Shtëpinë e Bardhë në 2024”, thuhet në një email të dërguar nga grupi për mbledhjen e fondeve të Trump./FolDrejt/