Përshkallëzimin e konfliktit Izraeli po e nxitë me gjenocidin e paparë mbi palestinezët e Gazës,gjenocid ky që provokon në vazhdimësi Iranin dhe vendet fqinje.
Shkruan: Korab Blakaj
SHBA ja po sinjalizon se i jep mbështetjën e saj të plotë Benjamin Netanyahut dhe administrata e Presidentit Biden është krejtësisht e pa aftë të ndikojë sado pak në Natanyahun dhe planet e tij.
Netanyahu gjatë vizitës se tij në SHBA arriti në përfundim se; nuk do të ketë më kurrë një mundësi më të favorshme për tërhequr SHBA-të në një luftë rajonale me Iranin se sa kjo.
Më 30 dhe 31 korrik Izraeli kreu dy atentate kundër kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran dhe zyrtarit të lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr në Bejrut ,e terë kjo përkon edhe me sulmet e SHBA-venë Irak.
Me 30 korrik ,menjëherë pas sulmit të Izraelit kundër Shukr, aeroplanët amerikanë bombarduan një bazë të Hezbullahut në Kataib në rajonin Babil në Irak, duke vrarë disa anëtarë të milicisë pro-Iraniane.
Aspirata e kahmotshme e Netanyahut „të tërheqë SHBA-të në një luftë në rajon“ është tmerresisht afër realizimit.
Vrasja e liderit të Hamasit mu në zemër të Iranit është një provokim për të nxite edhe më shumë zemërimin e Teheranit.Irani do të shihet si i poshtëruar dhe i dobët nëse nuk reagon shpejt. Kjo mund ta ballafaqojë elitën politike iraniane me popullin e mllefosur që buxhetin enorm e shpenzon për një sistem mbrojtjeje raketore balistike dhe të sigurisë,shpenzime këto të kota dhe totalisht jo efikase.
Iranianët janë të vetëdijshëm për këtë sfidë dhe kurth . Reagimi, gjegjësisht hakmarrja e Iranit këtë radhë nuk guxon të jetë si e ashtuquajtura hakmarrje e fundit kundër Izraelit,që në esencë ishte show bosh pa asnjë efekt ushtarak e politik.
Presioni ndaj Iranit për hakmarrje është enorm dhe ka gjasa që Udhëheqësi Suprem të nisë një goditje të kalibruar me kujdes, për të goditur caqe më pak të rëndësishme për të qetësuar mllefin popullor brenda dhe jashtë Iranit.
Kjo do të thot se Netanyahu,për të arsyetuar sulmin ndaj Iranit, qëllimisht mund të lejojë një goditje raketash me dëme të konsiderueshme në një qytet izraelit, dhe të arrijë suksesin final- luftën me Iranin dhe konfliktin rajonal.
Për opsionin dëshpërues të futjës së Iranit në luftë edhe pa dëshirën e tij, me cmimin edhe të bombardimit të Izraelit, SHBA të janë të vetëdishme andaj edhe pozicionimi i anijeve luftarake përveq mbrojtjës së Izraelit është edhe asgjesimi i çdo sulmi me raketa të potencialeve të mëdha shkatërruese.
Flota amerikane me terë potencialin e saj të sofistikuar antiajror ka në dispozicion edhe armët e reja me rreze llaserike.
Frika e Natanyahut është së në ditët dhe javët në vijim,kandidatja për Presidente të SHBA-ve z.Harris nuk do të jetë gati për një luftë të SHBA-ve me Iranin.Natanyahu do të fillojë të projektojë pretekse të rrëme me shumicën dërmuese të Përfaqsuesve Republikanë dhe Lobin e fuqishëm hebre për ta shtyrë atë në luftë me Iranin.
Një sulm i drejtpërdrejtë izraelit ndaj forcave amerikane në rajon është mënyrë e sigurtë për të realizuar planin e Netanyahut.
Izraeli ka armatimin më të sofistikuar me qasje të drejtëpërdrejtë në planet dhe strategjitë ushtarake të SHBA-ve dhe ai e di se si t’i përdorë ato për të portretuar Hezbollahun në Liban si përgjegjës i drejteperdrejt i një sulmi, qoftë kundër një aeroplanmbajtëse ose trupave amerikane në rajon.
Elemente tjera që komplikojnë situatën në aspektin ushtarak janë lëvizjet dhe pozicionimet sulmuese të aeroplanmbajtseve amerikane në ngushticën e Hormuzit,mbështetja e sulmeve ndaj Iranit nga Greqia, dërgesat masive të avionëve strategjik bombardues dhe sistemet e sofistikuara kundërajrore ruse në Iran,qëndrimi gjithnjë kundërshtues i Egjiptit,rreziku i Sigurisë Kombëtare të Turqisë, Arabisë Saudite etj dhe lëvizjet interesante detare të Flotës Kineze.
Ditëve në vijim,aktivitetet e terenit dhe ato prapa perdeve të akterve vendimtar do të tregojnë se në cilën kahje do të gravitojë rajoni.Nëse gravitacioni i luftës përmbush interesa strategjike, lufta, pasojat e së cilës do t‘i ndjejë edhe vendi ynë, do të jetë e pashmangshme! /FolDrejt/