Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë 100 milionë dollarë shtesë në ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sistemet e raketave antitank, tha Sekretari i Shtetit Anthony Blinken.
Së bashku me ndihmën ushtarake prej 300 milionë dollarësh të ofruar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA për Ukrainën më 1 prill, kjo ndihmë shtesë konfirmon angazhimin e SHBA për të ndihmuar Ukrainën me më shumë se 2.4 miliardë dollarë që nga fillimi i administratës së Presidentit Joseph Biden dhe më shumë se $ 1.7 miliardë dollarë që nga fillimi i sulmit brutal të Rusisë ndaj Ukrainës më 24 shkurt, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë, shkruan Reuters, përcjell FolDrejt.
Deklarata konfirmoi se administrata amerikane do të vazhdojë të dërgojë ndihma ushtarake dhe ekonomike në Ukrainë, si dhe ndihma humanitare për komunitetet e rrezikuara nga konflikti ushtarak në atë vend./FolDrejt/