Media e njohur helvete “Tagblatt” ka kryer një intervistë me shefin e agjensioneve turistike në Zvicër, Walter Kunz (57). Ai përveç që këshillon agjensitë turistike jep edhe detaje të turave të reja nga viti në vit. Për 2019 57 vjeçari flet me superlativa për vendin shqiptar, informon foldrejt.com.
I pyetur konkretisht se cili vend do jetë destinacioni më trendi për vitin e ardhshëm 2019, ai përgjigjet: “Për t’ju përgjigjur kësaj pyetje saktë, është akoma herët. Disa thonë se do jenë plazhet e rivierës shqiptare. Por një përgjigje përfundimtare do mund të jepet në fund të janarit, kur edhe do shohim rezervimet.”
I pyetur më pas nëse Shqipëria ka “material për të qenë vendi më trendi për vizitorët”, ai shton se nuk bëhet fjalë për të mbivlerësuar, por se Shqipëria ka bërë hapa para në të gjitha nivelet.
“Në kohën kur në Spanjë çdo vit udhëtojnë dy milion zviceranë, në Shqipëri kjo shifër është akoma shumë e vogël.”
Shqipëria dita ditës po bëhet më atraktive për turistët e huaj, pasi krahas çmimeve të lira ofron edhe natyrë përallore qoftë bregdetare, qoftë malore./Foldrejt.com