Alex Younger, kreu i organizatës britanike të intelegjencës, MI6, ka nxjerë në pah një sekret për punën e tij të parë në shërbimet sekrete. Ai kishte penetruar në një organizatë “me synim gjenocidin” në luftrat ballkanike të mes viteve 90-të, shkruan foldrejt.com.
Younger ishte futur në këtë organizatë për të “mbledhur informacione sekrete për qeverinë britanike”.
“Unë shkova në një vend që as e mendoja se do e vizitoja ndonjëherë. Shkova atje me identitet të rremë dhe u përfshira në pijet alkoolike të bëra në shtëpi dhe bisedoja me persona të rëndësishëm në konflikt, ku nxora informacione sekrete për shtetin tonë,” tha më tej Younger gjatë bisedës në University of St Andrews in Edinburgh, Scotland. Por shefi i MI6 nuk bëri publike emrin e organizatës që kishte synim gjenocidin – por mendohet se bëhet fjalë për ushtrinë paramilitare serbe “Scorpions’ të cilët kryen gjenocidin gjatë luftrave në Bosnjë 1992-95.
Shumë liderë serbe mes tyre edhe Radovan Karaxhiq, Ratko Mladic dhe Sllobodan Miloshevic dolën në Gjykatën e Haagës për krime lufte.
MI6 gjithashtu ka kryer kërkime edhe për gjeneralin kroat Ante Gotovina, ngjashëm i dënuar për krime kundër njerëzimit në 2012.
Kjo është hera e parë që Younger ka biseduar hapur për punën e tij të mëpërparshme. Ai u punësua në MI6 në 1991, kurse u ngrit në kryeshef gjatë 2014./Foldrejt.com