E premte, 29 Mars, 2024

Shefi i NATO-s pret presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn: Rusia përbën një kërcënim, ndaj aleanca të zgjerohet

Lexoni edhe..

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj këtë të martë ndodhet në Bruksel, në takimin e tij të parë me shefin e NATO-së. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në aleancë në të gjitha sfidat. Kurse Begaj tha ndër të tjera se zgjerimi i aleancës është detyrim.

“Vlerësoj lidershipin tuaj. U bë më shumë se një vit se jemi dëshmitar të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. NATO ka demonstuar forcë reaguese për të mbrojtur çdo centimetër të vendeve të aleancës. Është e rëndësishëm forcimi i grup batalioneve në krahun lindor të NATO-së.

Zgjerimi i aleancës është detyrim. Anëtarësimi i Suedisë dhe të Finlandës. Në koordinim të plotë me aleancën Shqipëria qëndron në krah dhe do të vazhdojë që ta mbështesë aleancën. Në cilësinë e anëtarit të përhershëm ne do të vijojmë që të jemi proaktiv në ruajtjen e kohezionit për Ukrainë.

Rusia përbën kërcënim për NATO-në dhe Ballkanin Perëndimor. Qëllimi i saj është prishja e paqes. Kemi ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Kosovës. Shqipëria mbështet dialogun. Plani europian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv. KFOR është garantues si paqes në rajon. Shqipëria u përball me një sulm kibernetik nga Irani. Shqipëria rriti që ta ndërpresë dhe të rikuperohet nga ky sulm. Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes dhe parashikojmë që vitin e ardhshëm, të arrijmë në 2%. Në bazën ajrore taktike të Kuçovës punimet po ecin ashtu siç ishin parashikuar”,-tha Begaj, raporton Tirananews, transmeton Fol Drejt.

Të ngjajshme